Pas disa muajve me shumë seanca të dështuara, duket se më në fund Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të kalon në Kuvendin e Kosovës.
Një seancë e jashtëzakonshme do të mbahen të premten ku do të votohet ky ligj, ajo është thirrur me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza.
Kjo seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK’ja, ka gjetur mbështetjen dhe përkrahjen e partive të pushtet, deputetët e LDK’së dhe AAK’së e kanë nënshkruar kërkesën.
Tani gjithçka është bërë zyrtare se edhe PDK’ja do ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë, kjo pasi LDK’ja ka plotësuar kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.
“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.
Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.//gazetametro.net



