3.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

NISMA bëhet me 10 deputetë, i bashkohen edhe ata të 6+

NISMA Socialdemokrate tashmë i ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Grupi Parlamentar NISMA Socialdemokrate, tani e tutje do të quhet NISMA-AKR-6+, kjo pasi që kësaj partie iu kanë bashkuar edhe katër deputetë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, shefi i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala.

Ai ka treguar po ashtu se pjesë e këtij grupi parlamentar tash e tutje janë edhe Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.

Shala po ashtu ka bërë të ditur se procedura për emërimin e grupit parlamentar pritet të finalizohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT