3.7 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

E dhimbshme: Vdes 2 vjeçarja nga Skënderaj, ra nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj ku ka vdekur një vajzë dy vjeçare.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporterin, por pa dhënë detaje të hollësishme.

Nga Policia kanë thënë se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

“Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Reporteri.net mëson se vjeçare ka vdekur pasi është rrëzuar nga ballkoni. Këtë e kanë konfirmuar për Reporterin në kushte anonimiteti vetë familjarë të viktimës.

“Vajza ka qenë e moshës 2 vjeçare osht rrëzu nga ballkoni dhe ka vdekur ne vendin e ngjarjes. Kur e kemi dërgu në spital ka qenë pa shenja jete”, ka thënë për Reporterin një nga familjarët.

Varrimi i 2 vjeçares pritet të bëhet sot, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Kllodernicë të Skenderajt.

TË FUNDIT

TË FUNDIT