Që nga 1 nëntori e deri më 30 nëntor, 328 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e Covid-19.
Ky numër është relativisht i madh krahasuar me muajin tetor, kur për një muaj ishin regjistruar 54 raste të vdekjes.
Rritja e madhe e numrit të rasteve filloi nga 4 nëntori kur edhe edhe kishte numër të madh të testimeve. Po në këtë ditë, u regjistruan nëntë viktima.
Viktima më e re gjatë këtij muaji ishte një 38 vjeçar nga Prishtina.
Numri total i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë është 1.026. Aktualisht janë 13.505. raste aktive.
Ndërkohë, ka disa javë që në Kosovë janë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të koronavirusit. Orari i gastronomisë është kufizuar, gjersa në shumë komuna që ndodhen në zonën e kuqe është kthyer ora policore.
Vetëm gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë shënuar 10 të vdekur me 521 raste të reja të konfirmuara.






