-1.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Zemaj refuzon të shkojë për raportim në Komisionin për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka refuzuar ftesën e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për raportim.

Përkundër që anëtarët e këtij komisioni që disa herë janë duke e ftuar atë për raportim, ai ka refuzuar përsëri kërkesën e tyre.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj.

Ajo ka thënë për Express se disa herë e kanë ftuar për raportim në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë në vend, ministrin Zemaj, por që i njëjti nuk ka pranuar ftesën e tyre.

“Ka disa ditë që komisioni e ka ftuar ministrin për të diskutuar për pandeminë e për vendimet e fundit, por ai sot na ka refuzuar ftesën”, ka thënë ajo.

Sipas Reshitaj, arsyetimi që i është dhënë, është se për shkak të agjendës ministri nuk do të marrë pjesë në raportim.

“Sot na ka ardhur një email ku është shkruar se për shkak të agjendës ministri nuk mund të jetë prezent në mbledhjen e komisionit”, ka thënë ajo.

Përndryshe, ministri Zemaj është kritikuar gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës për menaxhimin që po bënë me pandeminë.

Atij i është kërkuar që të rimbursoj të gjithë qytetarët që kanë qenë të infektuar me Covid-19, për shkak të shpenzimeve të mëdha që kanë pasur.

TË FUNDIT

TË FUNDIT