Deputetja e Kuvendit nga PDK, Sala Jashari, tha se shtatë mësimdhënës që kanë përfunduar provimin për avancim ende nuk janë kompensuar financiarisht, shkruan Mitrovica SOT
Ajo tha se moszbatimi i vendimeve ndaj tyre rrezikon të dekurajë mësimdhënësit të avancohen.
Jashari poashtu kërkoi funksionalizimin e Këshillit Shtetëror për Arsimin Parauniversitar.
“Për të dyja këto çështje do të vazhdoj të kërkoj përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje konkrete, deri në realizimin e tyre. Të dyja janë indikatorë të rëndësishëm për mbështetjen, motivimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve në Kosovë”, tha ajo.



