-0.4 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Mitrovica sërish e dyta për nga numri i të infektuarve pas 60 rasteve të reja me koronavirus

Qyteti i Mitrovicës sërish është goditur nga numri i madh i rasteve të reja me koronavirus, shkruan mitrovicasot.net

Raporti i përditshëm i IKSHPK tregon Mitrovicën me edhe 60 rasteve të reja me koronavirus, në atë mund të shihet si në vazhdën e numrit të madh të rasteve të reja kohën e fundit në qytet.

Me këtë numër të rasteve të reja, Mitrovica radhitet e dyta pas Prishtinës me numrin e rasteve.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok,” përfundon raporti i IKSHPK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT