5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Kamberi pasi e vendosi flamurin kuq e zi në Kuvendin e Serbisë: Ky është më shumë se një flamur

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka vendosur flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës së sotme plenare.

Pasi që atij iu kërkua nga kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq që ta largojë atë, ai tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme se identiteti kombëtar.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti? Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.

Kamberi përballë flamurit të Serbisë ka vendosur edhe atë kuq e zi duke nxitur reagimin edhe të kryetarit të Kuvendit, Ivica Daçiq.

Daçiq i kërkoi Kamberit ta largojë flamurin duke thënë se kjo përbën shkelje të rregullave të Kuvendit.

“Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të Kuvendit, unë ju kërkoj të hiqni flamurin”, ka thënë Daçiq, por Kamberi iu kthye duke thënë se është cenzura ajo që po e shtyn Daçiqin ti kërkojë heqjen e flamurit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT