5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Qe disa javë në gjendje të rëndë, kryetari i Malishevës mposht koronavirusin

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga koronavirusi.

Begaj, i cili tashmë disa javë ishte në gjendje të rëndë, ka rezultuar negativ në testin e fundit për Covid-19, pasi gjendja e tij ditëve të fundit ishte përmirësuar dukshëm.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit.

Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar”, thekson njoftimi.

Ndryshe, sot në Kosovë janë konfirmuar 775 raste të reja, gjersa 15 persona kanë humbur betejën me koronavirus.

TË FUNDIT

TË FUNDIT