5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Vjosa Osmani merr vendim të pezullohen të gjitha konkurset në Presidencë

“New sheriff in town”, pati thënë Vjosa Osmani kur ishte bërë kryetare e Kuvendit, por asaj tani ju janë shtuar përgjegjësit dhe po mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes.

Osmani dje ka marrë një vendim duke shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Mirëpo ajo edhe sot ka marrë edhe një vendim të ri ku ka bërë pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit.

Në këtë vendim mes tjerash thuhet se “ndalohet shpallja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës deri në një vendim të ri”.

Kujtojmë se dje Osmani ka shkarkuar katër konsuj, të cilët janë, Flakron Shala në Pragë, ndryshe djali i deputetit të AAK’së, Haxhi Shala, Lindon Kqira në Shkup, Blendi Kilaj në Lubjanë dhe Halim Krasniqi në Tiranë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT