19.3 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Rëndohet situata në Mitrovicë, 40 raste të reja me koronavirus

Situata me raste të reja me koronavirus në Mitrovicë po vazhdon të rëndohet, shkruan mitrovicasot.net

Raporti i IKSHPK për 24 orët e fundit tregon për 40 raste të reja me koronavirus në komunën e Mitrovicës, gjë që i shtohet vazhdës së rasteve të reja në Mitrovicë ditëve të fundit.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”, përfundon raporti.

Ndryshe, 24 orët e fundit kanë shënuar 707 raste të reja me koronavirus në nivel vendi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT