Një stallë e shtazëve është përfshirë dje nga zjarri në Skenderaj në rrethana të panjohura, njofton Klan Kosova.
Njësit relevante të policisë dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë në vlerë te madhe nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar.