18.4 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Qeveria e shkarkon Bordin e Përkohshëm të KEK’ut

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka shkarkuar Bordin e Përkohshëm të KEK’ut, shkruan Gazeta Metro.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37’tën me radhë.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit tjetër të Përkohshëm.

Këta janë emrat e rinj tëBordin e Përkohshëm të KEK’ut
1. Z. Musa Misini – Kryesues, Drejtor;
2. Z. Petrit Ibraj – Drejtor;
3. Znj. Fatime Grajcevci – Drejtore;
4. Z. Fadil Hoxha – Drejtor../gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT