13.3 C
Mitrovice
E diel, 20 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Melania Trump refuzon t’ia mbajë dorën Trumpit në fund të debatit

Melania Trump ashpër e hoqi dorën nga ajo e burrit të saj të enjten mbrëma derisa ishin duke ecur në skenën e debatit të fundit presidencial – një reagim që bëri që shumë njerëz në mediat sociale të ngrejnë vetullat habitshëm.

Në fund të diskutimit 90 minutësh, të dyja, gruaja e Trump dhe ajo e Joe Bidenit, shkuan drejt skenës për të përgëzuar bashkëshortët e tyre.

Ishte hera e parë që kur Melania Trump, 50 vjeçe, është parë në publik pas infektimit me koronavirus më 1 tetor.

Ajo eci për të përshëndetur burrin e saj, përshëndeti shkurtimisht turmën dhe më pas u zhvendos për t’u larguar nga skena.

Trump, 74 vjeç, e kapi për dore, por ajo e tërhoqi me shpejtësi mbrapa dhe doli nga skena, shkruan The Independent.

“A e pa dikush që Melania e hoqi dorën nga ajo e Trump?”, pyeti një person në Twitter. /indeksonline

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT