18.3 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Vdes 21 vjeçari nga aksidenti në Mitrovicë

Një rast i rëndë i vetaksidentit ka ndodhur në Zhabarë të Mitrovicës. Si pasojë e tij një person ka ndërruar jetë, i moshës 21 vjeçare. Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se viktima ka qenë pasagjer, ndërsa edhe drejtuesi i veturës ka marrë lëndime trupore dhe është në procedurë hetimore. Sipas hetimeve të para të kryera mësohet se ngasësi i veturës ka humbur kontrollin ndaj makinës së tij dhe rrjedhimisht është shkaktuar vetë aksident.

“Po ka vdekur një person, i cili ka qenë pasagjer i moshës rreth 20 vjecare. Tani kanë filluar procedurat në lidhje me rasti ndaj drejtuesit të automjetit, i cili sipas ekzaminimit të rrethanave kuptohet se ka humbur kontrollin ndaj veturës së tij për shkak të shpejtësisë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Zahiti për IndeksOnline.

TË FUNDIT

TË FUNDIT