8 C
Mitrovice
E diel, 20 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Grabitet arka në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

Pak orë pasi nga Thesari i Shtetit janë vjedhur më shumë se 2 milionë euro, një tjetër vjedhje ka ndodhur në një Institucion tjetër publik.

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndodhur një vjedhje, ku aty mbrëmë është thyer kasaforta e këtij institucioni.

Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin dhe kanë deklaruar se në objektin e AUV’it në Fushë Kosovë ka ndodhur një vjedhje.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT