10.7 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Zyrtari i dyshuar për transferim të mbi 2 milionë eurove del sot para gjykatës

Zyrtari i Ministrisë së Financave, Labinot Gruda që dyshohet për transferimin e mbi 2 milionë eurove do të dalë sot para Gjykatës së Prishtinës.

Gruda i cili me urdhër të prokurorit gjendet në mbajtje, sot në ora 11:00, do të përballet me kërkesën e prokurorisë së shtetit për caktimin e paraburgimit.

Gjykatësi që do të vendosë lidhur me këtë kërkesë është Agim Kuçi.

Gruda i cili ka punuar qe 11 vite në Thesar, dhe dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik.

Kurse pronarët e kësaj kompanie Valon Shala edhe Kadri Shala janë në arrati

Dyshohet se një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit, por që tashmë llogaritë bankare të tyre janë bllokuar. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT