10.5 C
Mitrovice
E premte, 24 Tetor, 2025
spot_img

Shpend Ahmeti merr një vendim pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Prishtinë

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë, takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit do të pezullohen.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

“Rritja e numrit të rasteve me #covid19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar Ahmeti.

Vetëm në 24 orët e fundit në Prishtinë u konfirmuan 72 raste të reja me COVID-19.

TË FUNDIT

TË FUNDIT