Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta rikthejë në bordin e Trepçës ish-kandidatin e AAK-së për kryetar të Mitrovicës, Esat Pecin, shkruan mitrovica.net
Peci kishte qenë pjesë e bordit pasi ishte emëruar nga atëherë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Ai ishte shkarkuar pak kohe pas ardhjes së Qeverisë Kurti.
Kujtojmë se AAK është njëra ndër partitë brenda koalicionit qeverisës në krye me Avdullah Hotin si kryeministër.