-2.3 C
Mitrovice
E shtunë, 3 Janar, 2026
spot_img

Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për vdekjen e 5 bashkatdhetarëve

Ditë më parë kanë ndërruar jetë dy të rinj nga Kosova, pasi u goditën nga treni, kurse sot kanë ndërruar jetë tre shqiptarë në Gjermani në një aksident trafiku.

Për këto raste ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani. “Java që po lëmë prapa ishte e zezë për Kosovën dhe shqiptarët. Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda pesë bashkatdhetarë.

Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Württemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, thuhet në reagimin e ambasadës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT