9.5 C
Mitrovice
E diel, 22 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Rahoveci s’ka të ndalur në Superligë, mposht edhe Trepçën

Pas dy humbjeve në BIBL, “Vreshtarët” i janë rikthyer fitoreve.

Nënkampionët aktual kosovar mposhtën Trepçën si mysafir me rezultat 69-80, shkruan GazetaBlic.

Kjo ishte fitorja e pestë e “bardhë e kaltërve” në këtë edicion, krahas edhe një humbjeje nga Feronikeli, humbje kjo e diskutuar gjatë, për shkak të atyre pikëve të mos-pranuar nga FBK-ja.

Ndërkaq në fundjavë, Rahoveci do të ketë punë pak më të vështirë, pasi e pret Ponte Prizrenin, megjithëse vendasit llogariten favorit.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat të dielën në palestrën “Mizahir Isma”, palestër kjo që dy vitet e fundit ka qenë vatër e spektaklit të këtij sporti në vendin tonë.

/GazetaBlic/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT