9.9 C
Mitrovice
E enjte, 9 Prill, 2026

Marrëveshja në Washington, kush e shfrytëzon Liqenin e Ujmanit sipas kryeministrit Hoti?

Kryeminstrit i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se marëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë kanë krijuar kushte për investime të reja në Kosovë.

Duke folur për këto marrëveshje të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ka ka thënë se Liqenin e Ujmanit do ta shfrytëzojë Republika e Kosovës.

“Liqenin e shfrytëzon Republika e Kosovës. E ka ndërtu Kosova, por një pjesë gjendet në Serbi”, ka thënë Hoti në Kanal10.

Hoti ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, derisa ka thënë se kjo temë tashmë është e mbylllur.

“Nuk e di a do të mbahet takimi i 28 shtatorit, po presim nga ndërmjetësi i dioalogut. Është e mbylllur çështja e Asociacionit. Qëndrimi jonë është që tema e Asociacionit të mos hapet”, ka thënë Hoti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT