0.5 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Vdes Adem Mikullovci

Ka vdekur Adem Mikollovci, aktori i njohur shqiptar.

Vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e Mikullovcit. “Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!”, ka shkruar Lumnije Mikullovci.

Ajo ka thënë se ndërkohë do të njoftojnë për ceremoninë e varrimit. “Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, shkruhet në njoftim.

Adem Mikollovci, në vitin 2017, zgjedhjet e 11 Qershorit, u zgjodh si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

TË FUNDIT

TË FUNDIT