0.5 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Muriqi, blerja më e shtrenjtë ndonjëherë e Igli Tares

Vedat Muriqi brenda pak orëve pritet të jetë edhe zyrtarisht futbollist i Lazios. Sulmuesi kosovar ka kryer testet mjekësore në orët e para të ditës së sotme dhe në mesditë do të vë nënshkrimin në kontratën me skuadrën e madhe italiane.

Meritat më të mëdha për transferimin e Muriqit te Lazio i ka drejtori shqiptar i kësaj skuadre, Igli Tare, shkruan Indeksonline. Madje blerja e Muriqit do të jetë më e shtrenjta që nga koha kur Tare është drejtor i Lazios.

Deri sot, Joaquin Correa ishte blerja më e kushtueshme e Tares pasi që 15.3 milionë euro i kishte kushtuar Lazios blerja e sulmuesit nga Sevilla. Muriqi do të thyej rekorden e Tares në shpenzime me vlerë prej 20 milionë eurosh. Blerja e tretë më e shtrenjte e Tares do të mbetet transferimi i Lazzarit nga Spal për 13.7 milionë euro./Indeksonline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT