Kryeministri Avdullah Hoti, do të qëndrojë sot përsëri për një vizitë zyrtare në Bruksel.
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që do të marrë pjesë.
“Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian”.
“Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”, ka shkruar Tahiri.


