Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sot ka qenë rënia më e madhe e numrit të rasteve me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.
Kështu tha ai përmes një konference për media, ku shtoi se situata po shkon drejtë përmirësimit, por se nuk duhet të lirohemi shumë.
“Sot kemi, thënë kushtimisht numrin më të madh të rënies së rasteve, po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor, por kjo nuk duhet të na lejoj komoditetin që të lirohemi e të shkojmë një nivel tjetër. Ajo çfarë po bëj unë bashkë me profesionistët e tjerë, ku dje kam takuar të gjithë akterët që janë të përfshirë dhe do të dalim me konkluzione dhe rekomandime se si të ecim më tutje”, tha Zemaj.
Ai ka shtuar se pavarësisht presionit të sektorëve të ndryshëm, ruajtja e shëndetit të njerëzve është primare. Vlen të theksohet se ditëve të fundit është vërejtur një rënie e lehtë e rasteve me koronavirus në vend./gazetametro.net


