Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit. Një 60-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasi është dyshohet se është mbytur në det. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


