-8.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Nagavci e Vetëvendosjes: LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka adresuar kritika të ashpra ndaj ish-partneri i tyre LDK’së, shkruan Gazeta Metro.

Nagavci ka thënë se LDK’ja ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN’in.

“E vetmja që u shkarkua nga pozita e nënkryetares dhe u përjashtua nga Kryesia e LDK’së, është Vjosa Osmani. LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in duke e bërë PLAN’in”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ky është shkrimi i saj i plotë:

Përjashtimet e përjashtimeve,

Një rikujtim tani kur LDK po dëshiron të lë përshtypjen se gjithçka është normale, edhe situata në të cilën na sollën.

Teuta Rugova votoi për qeverinë e PAN-it, por nuk e përjashtuan.
Lutfi Haziri, nënkryetar, rregullisht një herë në muaj del kundër qëndrimit të partisë së tij rreth kufijve, por nuk përjashtohet.

Lirie Kajtazi votoi kundër qëndrimit të partisë, kur u zgjodh Glauk Konjufca kryeparlamentar, por as atë nuk e përjashtuan. Njësoj, nuk u përjashtua as Avdullah Hoti i cili shkilte çdo ditë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për koalicion me LVV-në, gjersa në dhjetor-janar bisedonte me deputetë të LDK e ua kërkonte votën për një koalicion me AAK-Nisma.

E vetmja që u shkarkua nga pozita e nënkryetares dhe u përjashtua nga Kryesia e LDK-së, është Vjosa Osmani.

LDK ka rënë më poshtë se përtokë, ajo ka hyrë në nëntokë, aty ku e ka gjetur PAN-in duke e bërë PLAN-in./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT