-7.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Mitrovicasi me koronavirus del shëtitet në qytet, kapet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19, dje rreth orëve të mbrëmjes në Mitrovicë, është hasur në qytet, shkruan Gazeta Metro.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se i dyshuari ishte verifikuar se rezulton në listën e personave të cilët kanë dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Njoftimi i policisë:

Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit për shkak se ka qenë i infektuar me virusin Covid-19, nuk e kishte respektuar masën mbrojtëse vetë izolimit dhe kishte dalë në qytet. I dyshuari është verifikuar se rezulton në listën e personave të cilët kanë dalë pozitiv në testin e Covid-19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është detyruar të shkoi në shtëpinë e tij./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT