0.4 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

U përkujdesën gjatë gjithë natës për pacientët me COVID-19, sot plot optimizëm thonë se bashkë do ta mundim virusin

Që nga muaji mars Klinika Infektive në QKUK është një nga klinikat më të ngarkuara sa i përket fluksit të pacientëve.

Situata e krijuar në vend nga përhapja e virusit COVID-19 ka bërë që doktorë e infermierë të të gjitha klinikave të punojnë jashtë orarit, e pa pushim për t’u shërbyer pacientëve në trajtimin e tyre të nevojshëm.

Infermieri Fitim Havolli ka publikuar sot një fotografi në të cilën shihet ekipi kujdestar të cilët janë në fronë të parë pa rreshtur duke u përballur me COVID-19, transmeton Indeksonline. Të njëjtit kanë kujdestaruar mbrëmë në QKUK, ndërsa sot me plot optimizëm thonë se do t’ia dalim ta mposhtim virusin COVID-19./Indeksonline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT