0.4 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Pamje e trishtë: Ujëvara e Mirushës pa asnjë pikë ujë, e ndalën në digën e vendosur në Malishevë

Tashmë janë bërë disa javë që nuk ka kaluar asnjë pikë ujë nëpër ujëvarën atraktive të Mirushës.

Një qytetar ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet ujëvara e tharë plotësisht, shkruan Reporteri.net.

Betim Sherifi thotë se ujin e ka ndalur vendosja e digës nga Komuna e Malishevës.

Por Komuna e Malishevës e ka mohuar këtë.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me zyrtarin për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizin, i cili ka kthënë se nuk është faji i digës pasi që rrjedhja e ujit është e njëjtë si mbi liqen ashtu edhe poshtë digës.

Sipas tij Ujëvara e Mirushës është tharë edhe herë të tjera dhe kjo ndodhë zakonisht si pasojë e mungesës së reshjeve.

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike.

Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malishevës, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha. Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.

TË FUNDIT

TË FUNDIT