-1.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Ministrja e Financave: Nga e hëna bëhet ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset

Ministrja e Financave, Hykmete Kajrami ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar, shkruan Gazeta Metro.

Bajrami ka bërë të ditur se nga e hëna do të paguhen të gjithë ata qytetarë dhe biznese që nuk janë paguar.

Ajo ka ka thënë se në Ministrinë e Financave po punohet pa orar, dhe se po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset
Njoftimi i plotë nga Bajrami:

Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.
Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.
Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti.

Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë!/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT