-1.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Presidenti Thaçi nderon 21 policët e rënë në detyrë me urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar për policinë e Kosovës dhe 21 policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës dhe i vlerësoi ata si shembull për rajonin e më gjerë, transmeton Gazeta Metro.

Ai i ka quajtur policët e rënë në krye të detyrës “heronj të pasluftës” dhe ka njoftuar për vendimin e tij për t’i dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Ai shkroi në llogarinë personale në rrjetin socila për të njoftuar për këtë vendim të nderimit të policëve të rënë në detyrë.

Statusi i plotë i presidentit Thaçi:

Shumë pak muaj pas çlirimit të vendit, së bashku me udhëheqjen e ekspertizës perëndimore, nisëm nga zeroja ndërtimin e Shërbimit Policor të Kosovës. Krijuam policinë e parë në Kosovë, sipas standardeve dhe kritereve demokratike. Një institucion shumetnik, me përfaqësim meritor edhe gjinor!

Sot, policia jonë, është shembull për tërë rajonin dhe më gjerë. Ajo është forca, siguria dhe nderi i qytetarëve dhe i shtetit tonë. Çdo ditë është në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve, të sigurisë dhe në mbrojtje të atdheut.

Në krye të detyrës, 21 policë kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën. Ata janë heronjtë e pasluftës dhe për kontributin e tyre kam vendosur t’i dekoroj me urdhrin “Hero i Kosovës”. HTH

TË FUNDIT

TË FUNDIT