Mediat së fundmi raportuan se flamuri kombëtar shqiptar i vendosur fare pranë liqenit të Ujmanit, ishte hequr, nga ushtria serbe, duke shkaktuar kështu pakënaqësi të shumta se si ushtria serbe, hynë brenda territorit të Kosovës.
KFOR-i thotë se territori në të cilin ishte i vendosur flamuri kombëtar, i takon shtetit serb.
“Kemi parë raportimet në medie, dhe nëse nuk gabohemi vendi i quajtur Tutit, është pjesë e territorit të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it, dhënë për IndeksOnline.
Flamuri shqiptar ishte vendosur në Tutin, buzë Liqenit të Gazivodës.





