11.4 C
Mitrovice
E hënë, 13 Prill, 2026

Vdes avokati i njohur kosovar, nga Covid-19

Ka vdekur avokati i njohur, Sahit Musa, si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Avokati i njohur, Sahit Musa, ka humbur betejën me Covid-19.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e tij në rrjete sociale. Ndërsa bëhet e ditur se ai ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT