5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

S’ka karantinë për kosovarët që vizitojnë bregdetin shqiptar

Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë, kur të kthehen nuk do të detyrohen të hyjnë në vetë karantinë prej shtatë ditësh për të parandaluar infektimin me Covid-19, shkruan Gazeta Metro.

Ditë më parë në disa media në Kosovë u raportua se të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë do të karantinohen, gjë e cila nxiti reagime dhe menjëherë qyyetarët e Kosovës anuluan biletat për Shqipëri.

Lajmi se mund të izolohen për shtatë ditë pasi të kthehen nga Shqipëria ka bërë edhe në kompaninë e udhëtimit “Endriti”, nga Ferizaj të vërehet zbehja e rezervimit të biletave për në Shqipëri.

Kështu ka njoftuar për Metron edhe menaxheri i kësaj kompanie Egzon Sejdiu, i cili tha se për 40% ka ulje të rezervimnit të biletave. “Vetëm lajmet për propozim-vendim kanë ndikuar në anulimin e udhëtimeve për 40% vetëm për ditën e sotme menjëherë. E nëse kjo merret edhe si vendim definitiv ndikon direkt në sektorin e transportit sa i përket turizmit për në bregdet, pasi që kemi pritur deri tani që mas bajramit të ketë sadok pak lëvizje të pasagjerëve, tani na doli edhe karantinimi”, ka thënë Sejdiu për Metron.

Por, duke u bazuar nga vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në publikimin e masave për parandalimin e COVID-19, nuk është paraparë kjo çështje e as kjo masë.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur disa masa të reja. Masat e marra nga Qeveria e Kosovës, vlejnë për të gjithë ato shtete që kanë marr masa ndaj qytetarëve të Kosovës për parandalimin e COVID-19, por kjo nuk vlen për shtetet që nuk kanë marrë këto masa. Këtu hyn Shqipëria dhe kjo vlen edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT