2.1 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Kosovarët të frikësuar nga propozimi i masave të reja, anulojnë menjëherë udhëtimet për në Shqipëri

Vetëm si vendim i mundëshëm izolimi për shtatë ditë nëse kthehesh nga Shqipëria ka bërë që kosovarët të anulojnë udhëtimet e tyre për në bregdetin shqiptar, shkruan Gazeta Metro.

Dje është raportuar se Qeveria e Kosovës do të marr vendim për izolim shtatë ditor të qytetarëve të Kosovës të cilët kthehen nga vendet si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, dhe kjo ka mjaftuar që qytetarët të tërhiqen nga pushimet.

Lajmi se mund të izolohen për shtatë ditë pasi të kthehen nga Shqipëria ka bërë edhe në kompaninë e udhëtimit “Endriti”, nga Ferizaj të vërehet zbehja e rezervimit të biletave për në Shqipëri.

Kështu ka njoftuar për Metron edhe menaxheri i kësaj kompanie Egzon Sejdiu, i cili tha se për 40% ka ulje të rezervimnit të biletave.

“Vetëm lajmet për propozim-vendim kanë ndikuar në anulimin e udhëtimeve për 40% vetëm për ditën e sotme menjëherë. E nëse kjo merret edhe si vendim definitiv ndikon direkt në sektorin e transportit sa i përket turizmit për në bregdet, pasi që kemi pritur deri tani që mas bajramit të ketë sadok pak lëvizje të pasagjerëve, tani na doli edhe karantinimi”, ka thënë Sejdiu për Metron.

Pavarësisht kësaj, Sejdiu thotë se masat duhet të jenë striktke dhe të respektohen, mirëpo jo bllokim i bizneseve sepse do të këtë kollpas total.

“Mirëpo masat gjithsesi duhet të jenë strikte dhe të arsyeshme pa u bllokuar bizneset, pasi që në shtator do të fillojnë edhe institucionet arsimore, të cilat nëse nuk fillojnë do të jetë një kolaps total për sektorin e transportit në përgjithësi në tërë vendin”, shton Sejdiu, menaxher i komapnisë “Endriti”.

Ndërsa, sot është parë fluks i madh i qyetarëve duke u kthyer për në shtëpi, nga frika e izolimit 7 ditor në shtëpi.

Në anën tjetër ka edhe kompani që nuk besojnë aprovimit të këtyre masave nga qeveria dhe bëjnë thirrje të rezervojnë bileta për pushime në bregdetin shqiptar.

”Të dashur klient, vazhdoni rezervoni pushimin tuaj në Sharr Travel, nuk ka masa të izolimit pas kthimit nga pushimet në Shqipëri! Sharr Travel mbetet e përkushtuar plr të punuar ngushtë me jubpër pushime të lira e me standarte të larta akomodimi, usbqimi e shërbimi”, thuhet në njoftimin e komapnisë Sharr Travel.

TË FUNDIT

TË FUNDIT