-0.4 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Jep dorëheqje anëtari i PDK’së nga të gjitha strukturat e këtij subjekti, tregon arsyet

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Hoti ka dhënë dorëheqje nga sturkturat e kësaj partie në Malishevë, shkruan Gazeta Metro.

Hoti si arsye të parë për dorëheqjen ka përmendur angazhimin dhe përgjegjësitë që ka në sektorin privat, ndërsa ka theksuar edhe disa tjera.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës anëtar, aktivistë dhe simpatizantë të palodhshëm dhe shumë fanatikë të PDK-së e që vetëm ndaj juve ndjehem borxhli, ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet udhëheqëse brenda Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Komunës së Malishevës anëtar, aktivist dhe simpatizant të pa lodhshëm dhe shumë fanatik të PDK-së e që vetëm ndaj juve ndjehem borgjli, ju njoftoj se nga sotë jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha fungsionet udhëheqëse brënda Partisë Demokratike të Kosovës.

Arsyeja e parë është, për shkak të angazhimit tim dhe përgjegjësive që kam në sektorin privat…!
Por natyrisht që ka edhe arsyeje tjera e që janë të shumta apo të pa numërta.
Në këtë far trendin aktual politik në Kosovë, politika ka shkelur skajshmërisht mbi vlerat dhe ndërgjegjshmërinë e shoqërisë, fatkeqësisht është një lloj degjenerimi total.
Paramendoni deri ku ka mbrri lufta e brendëshme apo (lufta brënda llojit) në subjektin politikë, për shembull rast konkret, mua personalisht më ka ndodhur të prishemi e të qororoditemi bash me mikun tim, por në fakt kjo prishje dhe qoroditje që ka ndodhur mes mikut e dhëdrrit në këtë rast kishte një qëllim dhe siq thot një fjalë popullore qëllimi u pa edhe nga qielli, kish pas qenë në pyetje (Posti i nën kryetarit të parë të degës së PDK-së në Malishevë).
Paramendoni deri ku kemi arritur me nerskamca ndaj njëri tjetrit, gjat procesit të zgjedhjeve të brenshme që i patëm dega e PDK-së në Malishevë gjatë vitit 2019 disa të mjerë e të pa vlerë kishin pas organizuar edhe darka për të planifikuar fillimisht për ndarjen e posteve, kush nën kryetar, kush sekretar, etj, etj, etj e më pastaj si pazar për këto poste partiake, plani (B) se kush të votohet dhe kush të mos votohet për kryesinë e degës…!
Ajo qka është e çuditshme dhe të bën për tu qeshur është se njërit nga ata të mjerët e të pa vlerët që ishte pjesë e kësaj (pazar-darke) ja kishin pas hëngër fjalët për postin e premtuar dhe nga hidhërimi ka shpërthyer duke kokorizur me ankesa nëpër tavolina se gjoja si e kan tradhtuar, duke bërë që këto plane të asaj (pazar-darke) në një mënyrë apo tjetër edhe të bë hen publike…!

Me respekt Bekim Hoti
Anëtar i këshillit drejtues së degës
Anëtar i kryesisë së degës
Njëkohësisht kryetar i nën dekgës numër 2 Malishevë./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT