-0.4 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Labi nuk humb kohë, i del i pari në ndihmë 87 vjeçares që jeton e vetme në Istog

Këngëtari nga Ferizaj Labinot Tahiri, jo rrallëherë tregon anën e tij humane, duke iu dalur në ndihmë shumë qytetarëve. Kësaj rradhe ai ka njoftuar se nesër do të vizitojë zonjën e moshuar nga fshati Rakoshë e Istogut, e cila jeton e vetme dhe në kushte të rënda, shkruan Gazeta Metro.

Labi ka njoftuar se ai nesër do të shkojë tek 87 vjeçarja Zojë Haxhiaj për t’i ndihmuar, madje ka ftuar të gjithë të interesurit t’i drejtohen atij nëse duan ta ndihmojnë zonjën e vetme.

“Halla Loqkë, nesër do të jem në konakun tënd! Ti e do vetëm sigurinë, bukën dhe barnat! Të gjitha moj gjyshe do t’i sugurojmë që nga ky moment”, ka shkruar Labi në Facebook.

30 vjet frikë, skamje, e lodhje nga mosha. Kjo është jeta e 87 vjeçares nga fshati Rakoshë e Istogut. Në jetë nuk pati gati askënd që të kujdeset për të. Po jeton krejt e vetme, e pensioni që merr nga shteti, mezi arrin shumën 90 euro.

Ato pak të ardhura vështirë i menaxhon. Nuk mund të blejë gati asgjë, e kur mbet pa ushqim, të vetmen dëshirë e ka që të arrijë të blejë barnat.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të Labit pa ndërhyrje:

Halla Loqkë, nesêr do jem nê konakun tênd!

“Veç me perëndinë, nuk i kam hjek mendtë prej tij kurrë…Vetëm pasha Zotin qishtu moj motra jem, vetëm. Me halle, me derte. Komshia pasha Zotin e kam thy dorën qitash tash bëhet mot-mot asnjë nuk është ardh me ma qel derën. Shkova me ju qit pulave, ka erdha, u rrëzova e theva dorën”, rrëfen ajo.

Qytetarë e shqiptarë, me shkruani vetem nê nr tim personal kush do me i ndihmua kêsaj halle të cilen ka e degjoja mendoja për gjyshêrit tanê! Këtij vendi duhet ti japim shpresë dhe vertet vetem me vepra, e jo fjalë boshe sikurse nëpêr fushata. Ja ku e ka Qeveria këtê gjyshe e ku e ka shteti të cilen e kanê lênê nê humnerê.

Mos harroni ka njê Zot.

Shqiptarë të dashur ta ndihmojmë, se shumë shpejtë mund të perjetojmë jetën si kjo! .

049139900

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipêrisê/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT