-2.3 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Kosovarët nuk i ndal koronavirusi: Mbi 6 mijë persona nisen drejt bregdetit shqiptar

Kosovarët nuk po i ndal koronavirusi, ata edhe sot ia kanë mësyer bregdetit shqiptar, ku edhe në pikën kufitare në Vërmicë ka pasur një fluks të madh të veturave në orët e para të mëngjesit, shkruan Gazeta Metro.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën kufitare në Morinë ka pasur fluks automjetesh që i drejtohen bregdetit shqiptar. Udhëtarët shprehen se nuk kanë frikë nga virusi, teksa numri i shtetasve kosovarë që janë futur në këtë pikë është 6,000.

Policia Kufitare po punon me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kolona.

Ndërkaq Qendra për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka raportuar në ora 08:20 se fluksin në pikën kufitare të Vërmicës është i madh, pasi që për të dal nga Kosova nëpërmjet kësaj pike është dashur të pritet afër gjysmë ore. Kolona ka qenë e gjatë 200 metra.

Gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë, hyrjet dhe daljet zgjasin nga 3 deri në 5 minuta. Më poshtë keni njoftimin nga Qendra për Menaxhim Kufitar. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT