-2.3 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Agim Bahtiri ‘selam’ PDK-së e LDK-së: Nga sot e shpalli kandidaturën time

Agim Bahtiri në një intervistë në T7 ka thënë se koalicioni LDK-PDK dhe AAK në Mitrovicë vetëm sa e ka bërë atë të jetë edhe më fuqishëm dhe i vendosur për të vazhduar punën e tij si kryetar i komunës së Mitrovicës.

“Po nga sot e shpalli kandidaturën time, e bëj publike atë, sepse askush nuk mund të më ndal të punoj për qytetin tim”, tha Bahtiri.

Ai ka thënë se qeverisja me duar të pastra e “Agim Bahtirit” do të vazhdoj deri në fund të mandatit të tij.

“Kam ardhur në Mitrovicë për të qenë shërbëtor i qytetarëve të mi, dhe do të jem i tillë deri në ditën e fundit të mandatit tim sepse këtë ja kam borxh qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Mitrovicës”, tha Bahtiri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT