-1.7 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Hotelet në Ulqin u tregojnë kosovarëve ku të bëjnë testin për Covid-19 në Prishtinë, ato ende nuk janë licensuar nga Qeveria

Një klinikë në Prishtinë po lëshon raporte të teste për Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur se një nga resortet e hotelerisë në Ulqin, ku me anë të një fotografie kanë njoftuar se me anë të këtij raporti të kësaj klinike, qytetarët nga Kosova mund të hyjnë pa problem në Malin e Zi, shkruan Gazeta Metro.

Mali i Zi javë më parë ka vendosur se çdo person që vjen nga Kosova, qoftë për pushime apo vetëm transit, duhet të ketë raport të testit për Covid-19 dhe që duhet të jetë negativ.

E shumë qytetarë të cilët kanë dëshiruar që të kalojnë pushimet në bregdetin malazez, nuk kanë mundur të shkojnë për shkak të këtij testi, pasi që në IKSHPK ky testim nuk kryhet nëse një qytetar nuk ka simptome.

Mirëpo duket se dikush tjetër ka gjetur zgjidhje dhe një testim për Covid-19 është duke u kryer edhe në një klinikë në Prishtinë. Në grupin e Facebook’ut ‘Network Prishtina’ janë publikuar dy fotografi, ku resortet e hotelerisë atje njoftojnë qytetarët nga Kosova se ku mund të kryejnë testin për Covid-19.

Sipas tyre këto testime mund të kryhen në klinikën ‘Ylli’ në Prishtinë, e gjithashtu edhe në laboratorin ‘Avicena KS’.

‘Aparatments Secret Garden Ulcinj’ ka publikuar një raport nga klinika ‘Ylli’ ku aty shihet se personi ka rezultuar negativ. Në postimin e tyre shkruhet se me anë të këtij raporti nga kjo klinikë, qytetarët nga Kosova mund të hyjnë pa problem në Malin e Zi.

Ndërkaq dy javë më parë Qeveria e Kosovës kishte ndërmarrë disa vendime të reja lidhur me parandalimin e koronavirusit.

Kryministri Avdullah Hoti në një konferencë për media kishte deklarua se brenda javës do t’i licensojnë për testime për koronavirus edhe institucionet private.

Mirëpo deri më sot ende nuk është njoftuar nëse ndonjë prej klinikave është licensuar nga Qeveria.

Deri më tani testimi në klinika private për COVID-19 ishte i ndaluar. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT