Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha tha se sot po viziton kryeqytetin e kombit shqiptar, Mitrovicën.
Basha falënderoi Bahtirin për mikpritjen vëllazërore që i bëri teksa e lavdëroi edhe për punët e bëra duke thënë se është ruajtur integriteti territorial të vendit, njofton Klan Kosova
“Është gjithmonë një kënaqësi i të kthehem në Mitrovicë të cilët ju e keni kthyer mirë e më keni shpërblyer me titullin “Qytetar Nderi” në një nga shtëpitë e mija të zemrës”.
“Sot mund ta them me gojën plotë se kryeqyteti i kombit është Mitrovica”
“Qëndrimi i juaj i qartë dhe i prerë, ka qenë i një vlere të jashtëzakonshme për të përcjellë vullnetin e vërtetë. Në këtë kuadër jam krenar që PD jemi bashkangjitur qëndrimit të drejtë kundër copëtimit të Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial”, ka thënë Basha.
Edhe Bahtiri pati fjalë të mëdha për Bashën, të cilin theksoi se kësaj radhe e priti si kryetar ndërsa herën tjetër si kryeministër të Shqipërisë.
“Këtë herë e kam pritur si kryetar partie, e herën tjetër si kryeministër Shqipërie. Këtij vendi i nevojiten njerëz që janë në shërbim të qytetarëve”, tha Bahtiri.
“I shprehi mbështetje të fuqishme për sfidat që e presin dhe i them se do jemi bashkërisht në çdo rrugëtim të tij, pasi këtë e dëshiron gjithë Kosova dhe jo vetëm unë”.
Basha ka përsëritur edhe një herë se do të heq taksën në Rrugën e Kombit, për këtë tha se si shef i qeverisë, ky do të jetë vendimi i parë që do të marrë.
Basha tha se ka një plan konkret për raportet me Kosovën dhe se do të bashkëpunohet në fushën e energjisë dhe atë diplomatik.






