-1.3 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Në Mitrovicë po vazhdon interesimi i madh për shërbimet e fizioterapeutit të ri të ardhur nga Turqia Abit Tahiri

Javë më parë, “Mitrovica Sot” si portali më i madh i qytetit, publikoi lajmin se në lagjen “Ilirida” të Mitrovicës, është hapur një Ordinancë Fizioterapeutike nga i riu i mitrovicas Abit Tahiri, i cili ishte rikthyer nga Turqia pas plot 5 viteve përgaditjeje profesionale.

Ky lajm bëri bujë të madhe në qytetin tonë, dhe u mirëprit nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës por edhe më gjerë. Këtë e dëshmon fakti se menjëherë është rritur në mënyrë drastike interesimi i qytetarëve të cilët kanë nevojë për shërbimet e Abit Tahirit, i cili është i ri në moshë por aq mirë e zotëron këtë punë  sa që duket sikurse ai ka një përvojë shumëvjeçare në këtë drejtim.

Në një prononcim për portalin tonë, z.Tahiri u shpreh jashtëzakonisht i lumtur dhe i kënaqur me pritjet e mira që i janë bërë atij nga qytetarët e Mitrovicës, por u shpreh edhe më i lumtur që dalëngadalë pacientët kanë filluar të besojnë në aftësitë e tij profesionale prej një fizioterapeuti fantastik.

“Jam shumë krenar që mundi im dhe përgaditja ime disavjeçare në Turqi po shpërblehet me një besim kaq të madh nga pacientët që kanë filluar të vizitojnë vazhdimisht ordinancën time, dhe kjo më obligon të jap maksimumin tim për secilin që troket në këtë derë”, u shpreh Abit Tahiri.

Për punën e shkëlqyeshme të këtij fizioterapeuti, u shprehën edhe disa pacientë të cilët me të dëgjuar lajmin se është hapur kjo ordinancë kishin ardhur për të provuar këto tretmane. Këta pacientë, në kushte anonimiteti u shprehën tepër të kënaqur me trajtimet që u janë bërë në këtë ordinancë, dhe premtuan se do të vazhdojnë të vizitojnë ordinancën e Abit Tahirit edhe në të ardhmen për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Ju rikujtojmë që fizioterapeuti mitrovicas ka participuar në shumë trajnime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, në fushën e terapisë fizikale, ku edhe me plot sukses është çertifikuar për këto drejtime: Osteopati, akupunturë, dry needling, refleksologji e hixhame. Gjithashtu rekomandohen pacientët te drejtohen tek kjo ordinancë për trajtime adekuate të dhimbjeve të ndryshme muskulare, posaçërisht ato të qafës dhe të shpinës.

Neve si portal nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se t’i urojmë shumë suksese Abit Tahirit, dhe poashtu ta falenderojmë për gjithçka që po bënë në ordinancën e tij, për pacientët e Mitrovicës, por edhe të qyteteve të tjera. Nëse vazhdon kështu me këtë dinamikë të punës dhe me këtë profesionalizëm të lartë, një gjë është më se e sigurtë: Shumë shpejt ai do të ndërtojë një karrierë mbarëkombëtare dhe ndoshta edhe më larg.

Për fund, ftojmë dhe rekomandojmë të gjithë të interesuarit ta vizitojnë këtë ordinancë e cila gjendet në lagjen “Ilirida” të Mitrovicës, paraprakisht duke kontaktuar në telefon në këtë numër: 049/249-225.

Fotot e mëposhtme janë pamje nga aktivitete ditore që zhvillohen në këtë ordinancë./MitrovicaSOT

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT