Japonezi 33 vjeçar Masaru Abe në vitin 2017 kishte vendosur rekord të ri botëror, pasi arriti që me skuterin e tij me vetëm një rrotë të përshkojë 500 km.
E siç duket nga ai është inspiruar një djalë i ri nga Vushtrria, i cili është incizuar duke vozitur biçikletën e tij vetëm me rrotën e fundit, shkruan Reporteri.net.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si i riu vozitë një biçikletë e cila nuk e ka fare rrotën e parë. Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe po komentohet shumë gjesti i të riut, pasi ky i fundit e vozitë me aq lehtësi thuajse të ishte biçikletë normale.




