-0.7 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Thaçi: Unë nuk isha i përkryer, por gjithmonë jam munduar ta bëj më të mirën për atdheun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në adresimin e tij të parë pas kthimit nga intervistimi në Hagë ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë ndër vite.

“Unë dje isha një luftëtar në shërbim të Kosovës, ndërsa ju më keni dhënë gjithçka. Më keni besuar gjithçka që mund t’i jepet një njeriu në atdheun e tij, nga populli i tij! Për ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane, atdhe i të gjithë qytetarëve të saj”.

“U jam mirënjohës përgjithmonë!”, deklaroi Thaçi.

Thaçi mes tjera deklaroi se nuk është i përkryer por se çdoherë është munduar të bëjë më të mirën për atdheun.

“Unë nuk isha i përkryer, por gjithmonë jam munduar ta bëj më të mirën për atdheun tim dhe për juve”.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi që vazhdon me ju dhe për ju”, deklaroi Thaçi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT