1.3 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Vetëm 39 vjeç, la pas gruan e fëmijë, sot i jepet lamtumira e fundit policit nga Gjakova

Polici Ilir Gjokaj ka vdekur në moshë të re. Ai ka qenë i prekur me Covid-19.

Të afërmit e tij janë shprehur të thyer me lajmin për vdekjen e më të dashurit të tyre, cili ishte vetëm 39 vjeç, shkruan Reporteri. Motra e të ndjerit ka thënë se Iliri ishte shtylla dhe krenaria e shtëpisë, ndërsa ka shkruar se nuk e di si do të jetojë pa të

Gjokaj ishte me prejardhje nga Gjakova, ndërkaq varrimi i tij do të bëhet sot, në ora 19:00, në varrezat e fshatit Skivjan të Gjakovës.

Ai për vite ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës. I ndjeri ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë. /Reporteri.net

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT