Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se rezultatet nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut treguan sukses për shqiptarët.
Ai ka uruar BDI-në duke shtuar se beson në bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar.
Postimi i plotë:
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar.
Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre.
Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike.




