Ish- zëdhënësi i DASH, James Rubin në një intervistë për emisionin ‘’Real Story’’ nuk beson se shqiptarët kryen krime masive ndaj civilëve serbë.
Rubin thotë se kjo çështje ishte vetëm 1% e problemeve në luftën Kosovë- Serbi, pasi 99% ishte sulmi i ushtrisë serbe ndaj popullatës në Kosovë.
Rubin nga ana tjetër thotë se këtë tezë, e cila tashmë është akuzë nga Prokuroria Speciale nga Haga nuk ka për ta besuar derisa të dalë një fakt, por deri më sot sipas tij s’ka pasur asnjë provë sidomos për luftëtarët e UÇK-së.
” “Shpresoja që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të ecte përpara. Vazhdoj të shpresoj që të arrihet një zgjidhje. Sinqerisht nuk e prisja publikimin dramatik të akuzave kundër presidentit Thaçi. I di disa akuza që janë drejtuar ndaj tij por jam krenarë për punën që kam bërë me Hashim Thaçi. Së Bashku arritëm ta mundim agresionin ushtarak serb. Nuk kam parë ndonjë fakt mbi akuzat, ka shumë akuza në botë, por unë dua të di faktet dhe unë nuk kam parë kurrë fakte”, ka thënë ai.






