2.8 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Pensionistët kundër aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Lidhja e Pensionisteve të Kosovës kanë reaguar kundër propozim-aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një komunikatë për medie, LPK-ja e konsideron se propozim-aktakuza është një akt nënligjor, diskriminues, kundër Kushtetues me pretendim qëllim keq kundër UÇK-së dhe institucioneve të Kosovës.

Ata pretendimet e Prokurorisë Speciale në Hagë i cilësojnë të pabaza dhe inskenuara. “Zotëri prokuror mendoni për vrasjen e 1.300 fëmijëve të moshës prej 6 deri më 12 vjet, mendoni në 1.600 viktimat   të cilat janë të pagjetur në varrezat serbe dhe mendoni për 20 mijë femrat e dhunuara, kjo është fotoja e Serbisë, por duhet të jetë edhe fotoja e drejtësisë”, thuhet në reagimin e tyre.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë është në ditën e tretë në Hagë ku po intervistohet nga Prokuroria Speciale atje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT